Kapet sasia më e madhe e drogës në Indi, sekuestrohen 1500 kg heroinë

294
Një sasi prej 1500 kilogramë heroine është sekuestruar nga autoritet indiane. Mediat raportojnë se sasia e drogës është kapur në një anijë, ashtë brigjeve të Gujaratit.

Nëse do të hidhej në treg vlera e drogës kapte shifrën e rreth 550 milionë dollarë.

Zëdhënësi i Marinës e përshkroi operacionin si “ngarkesa më e madhe e lëndëve narkotike e kapur ndojëherë në Indi”.

Anija është marrë tashmë në qytetin perëndimor të Porbandarit.

India është pjesë e një rrugë tranziti për trafikanët e drogës, për shkak të afërsisë me Afganistanin, që është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, përbërësi kryesor i heroines.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e këtij trafiku heroine.