Kapet sasi e madhe heroine, policia greke arreston 5 persona

449
Sigal

5 persona janë arrestuar nga ana e policisë greke në sajë të operacioneve në disa zona të ndryshme, si Kakavijë, Egaleo, Haidari dhe Melisia.

Pas aksionit 4 shqiptarë dhe 1 shtetase greke kanë rënë në prangat e policisë ndërsa janë sekuestruar mbi 21 kg heroinë.

Fillimisht në Athinë janë kapur gjatë kontrolleve në banesa e makina, 21 kg 399 gram heroinë. Për këtë janë arrestuar 3 shqiptarë 40, 42 dhe 48-vjeç si dhe nje shtetase greke 43-vjeçe.

Operacioni ka vijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku është kapur në tentativë për t’u larguar drejt Shqipërisë, kreu i grupit kriminal, një shqiptar 32-vjeç.

Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen të ditura nga ana e policisë greke.

Image