Kapet nga forcat kurde, terroristi i ISIS qan si fëmijë

429
Terroristi i ISIS i shfaqur në këtë video është marrë peng nga trupat kurd pro-perëndimorë në Irak. Këta të fundit ia kanë mbyllur sytë dhe ia kanë lidhur duart pas shpine në një kamion. Teksa merret në pyetje në gjuhën arabe, ai qan dhe ulërin si një fëmijë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me terroristin në fjalë pas kësaj videos, por padyshim nuk do t’i ketë ndodhur asgjë aq mizore në krahasim me atë çfarë ISIS i bën pengjeve që kap, duke i përdhuruar apo duke i prerë kokën njërëzve të pafajshëm, njoftojnë mediat e huaja.
Gjatë javëve të fundit, trupat kurdë kanë dëbuar militantët e ISIS, nga Sinjari, qyteti verior në Irak.
Kurdët janë ndihmuar nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sakaq, kryeministri britanik, Dejvid Kameron, pritet që javën tjetër t’iu kërkojë deputetëve britanikë të miratojnë pjesëmarrjen e Britanisë në fushën ajrore kundër ISIS në Siri.
Sigal