Kapet me valixhen me drogë, kush është 22 vjeçarja e arrestuar nga policia greke

473
Policia greke në Igumencë, ka arrestuar ditën e djeshme një shtetase shqiptare, pasi është kapur me lëndë narkotike kanabis në një valixhe, teksa priste autobusin. ‘BalkanWeb’ ka arritur të sigurojë detaje nga operacioni dhe foto të shqiptares së arrestuar.
Mësohet se Emiljana Kokoni 22 vjeç kishte marrë një taksi në Sarandë dhe më pas ka kaluar Qafe-Botën deri në doganën greke. Pasi ka zbritur në doganë, 22 vjeçarja nga Lushnja ka marre autobusin Mavromat-Igumenice, ndërsa me vete kishte vetëm një çantë dore, jo valixhe.
Në fshatin Asproklis, Igumenicë shqiptarja ka kërkuar të ndalojë autobusi dhe nga një person i paidentifikuar ka marrë një valixhe. Autobusi më pas ka ndaluar në stacionin e Igumenices, ku ajo ka zbritur dhe po priste autobusin e radhës për në Athinë. Pas kësaj, ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar.
Valixhja dyshohet se ka kaluar nga kufiri i gjelbër deri në Asproklis ku i është dorëzuar më pas lushnjares që u arrestua në stacion. Pas kontrollit, në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 13 kg e 616 gram marijuanë, ndërsa dyshohet se kishte si destinacion Athinën. /BW/
Sigal