Kapet e dashura e autorit të sulmit në Las Vegas, kishte udhëtuar në Filipine me pasaportë…

638
Arrestohet e dashura aziatike e autorit të sulmit të Las Vegasit, Marilou Danley. Mësohet se FBI ka sjellë gruan në Los Angelos nga Filipinet në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit të martën në mbrëmje.
Marilou Danley do të merret në pyetje nga agjentët e FBI lidhur me sulmin e planifikuar dhe kryer nga i dashuri i saj, duke shkaktuar kështu vdekjen e 59 personave si dhe plagosjen e 500 të tjerëve.
Maria Antoinette Mangrobang, zëdhënësja e Byrosë së Emigracionit në Filipine pohoi se Danley, udhëtonte me një pasaportë australiane, dhe ishte larguar nga Manila për Los Anxhelos, ndërsa fluturimi i saj u ul rreth orës 7:30, shkruan ‘Daily mail’. Marilou Danley kishte hyrë në Filipine më 15 shtator, dhe sërish më 25 shtator.

Sigal