Kapen në Serbi 30 emigrantë nga Siria dhe Turqia

459
Disa anëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë zbuluar 30 emigrantë ilegalë nga Siria dhe Turqia në Novi Sad. Policia ka thënë se emigrantët janë kapur përderisa udhëtonin me shtatë automjete në autostradën Suboticë-Beograd. Sipas një deklarate të policisë, “disa nga emigrantët ilegalë janë gjetur në katër vetura private që drejtoheshin nga tre serb nga Beogradi dhe një nga Obrenovaci. Është bërë e ditur se drejtuesit e veturave do të përballen me aktakuza për trafikim të qenieve njerëzore dhe kalim të jashtligjshëm të kufirit. Ndërkaq, emigrantët sirianë dhe turqë, kanë pë qëllim që të aplikojnë për azil në Serbi, ka thënë policia.
Sigal