Kapen 3 kuintal drogë në Itali, dyshohet se vinte nga Shqipëria

522
Një sasi prej 3 kuintal drogë e llojit marijuhanë është sekuestruar në Itali. Droga, siç raportojnë sot mediat lokale, dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Fillimisht ka qenë një person që kushte dalë për peshk në komunën Santa Cesarea Terme, në Salento, i cili ka pikasur drogën. Ai ka mundur të nxjerrë nga deti 13 kg marijuhanë të vendosura në 9 pako me celofan. Më pas, ka lajmëruar policinë.

Zbulimi ka nxitur hetimet në det. Eftktivët më tej arritën të zbulonin në dy raste 20 dhe 200 kg, në zonat e Otrantos e San Cataldo-s.

Hetuesit besojnë se droga ishte në det për disa ditë dhe në ditët në vijim do të kryhen analiza për të kuptuar nëse sasia gjetur e lëndës narkotike, i përket të njëjtës ‘dorë’.
Sigal