Kapen 1 ton marijuanë si karota, do të trafikoheshin nga Meksika në SHBA

48
E çfarë nuk kanë shpikur trafikantët e drogës që të funksionojë biznesi i tyre i paligjshëm. Së fundim ata janë përpjekur të fshehin më shumë se 1 ton marijuanë në karota për t’i trafikuar nga Meksika në SHBA.
Policia amerikane ka sekuestruar marijuanën të fshehur brenda karotave, ndërsa ngarkesa po kalonte urën Ndërkombëtare Pharr-Reynosa të dielën, pohuan burime zyrtare.
Pas një skanimi, oficerët morën një qen antidrogë për të zbuluar. Të maskuara si karota të freskëta ishin 2,817 pako marijuanë, brenda ambalazhit plastik ngjyrë portokalli, që dukeshin si karota origjinale.
“Edhe njëherë trafikantët e drogës kanë demonstruar kreativitetin e tyre në tentativë për të trafikuar sasi të mëdha narkotikësh përmes kufirit meksikan”, tha Drejtori i Portit, Efrain Solis Jr. “Oficerët tanë janë gjithmonë gati të takojnë këta sfidues dhe qëndrojnë vigjilentë përballë çdo lloji të aktiviteteve të paligjshme”.
Oficerët thanë se vlera e drogës është rreth 499 mijë dollarë. Kjo nuk është hera e parë që trafikantët përpiqen të fshehin marijuanën duke përdorur ushqime ndryshme në kufi.
Më 2 dhjetor 2015, në të njëjtën urë, policia goditi një rast tjetër të trafikut të drogës, me një vlerë 1.7 mln dollarë që ishte fshehur në tranguj dhe karota. Dy javë pas këtij rasti, oficerët amerikanë zbuluan drogë me vlerë 479 mijë dollarë të fshehur në domate të freskëta.