Kaosi në Maqedoni, Zijadin Sela më i dhunuari (KUJDES! Pamje të rënda)

497
Dhuna që ka pushtuar ambientet e Kuvendit të Maqedonisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, e ushtruar nga mbështetës nacionalistë të VMRO-DPMNE-së së Nikola Gruevskit, ka lënë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, kreun e Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela.
Mediet e shumta maqedonase e kosovare kanë arritur të publikojnë edhe foton e deputetit të Aleancës për shqiptarët, të gjakosur tërësisht në fytyrë, i cili tërhiqej zvarrë nga deputetë të tjerë për ta shpëtuar nga dhunuesit.
E pavarësisht thirrjeve të ambasadorëve të huaj në Maqedoni, drejtuar palëve politike, për vetëpërmbajtje dhe dialog në vend të dhunës, mbështetës të partisë në pushtet të Gruevskit vijojnë të mbajnë të rrethuar Kuvendin e Maqedonisë, duke hedhur edhe lëndë piroteknike.
Sipas njoftimeve më të fundit, policia po përgatitet për të ndërhyrë në Parlament për të nxjerrë prej andej deputetët dhe gazetarët e bllokuar nga protestuesit me maska të zeza në kokë
Sigal