Kaos e dhunë në Maqedoni, protestuesit sulmojnë deputetët dhe gazetarët

454
Vazhdon të rritet numri i protestuesve brenda Kuvendit të Maqedonisë pas zgjedhjes së një shqiptari në krye të këtij institucioni. Ndërkohë që në ambientet e Kuvendit nuk vërehet asnjë lëvizje nga forcat e rendit.
Përveç sulmit brenda Kuvendit një person ka filluar t’i godasë edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit. Gazetarja e Alsat-M, Melihate Rustemi, raporton se ajo është tërhequr zvarrë nga një person i cili ka tentuar t’ia merr mikrofonin.

Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e qytetarëve ka hyrë në konferencën për shtyp duke i sulmuar deputetët. Ndërkohë në sallë nuk vërehet prania e asnjë polici. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit, në pamjet që po transmetohen vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit është kundërshtuar nga VMRO-ja e Nikola Gruevskit, ndërsa si shkas kanë theksuar atë që njihet si Platformë e Tiranës me të cilën kjo parti pretendon se rrënohet karakteri unitar i shtetit.

Aktin e zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeparlamentar, VMRO-ja e quan grusht shteti.

Nga LSDM-ja kanë thënë se pretendimet e VMRO-së janë gënjeshtra dhe se garanci për karakterin unitar të shtetit është programi qeveritar tashmë i hartuar nga partitë e shumicës së re.
Sigal