Kancelarja Merkel mbështet sulmin në Siri: Paralajmërim për Asadin

534
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar lidhur me sulmin në Siri, që u ndërmor nga SHBA dhe aleatët e saj, Britania e Madhe dhe Franca.
Merkel e cilësoi sulmin “të nevojshme dhe të përshtatshme” për të paralajmëruar Presidentin Assad kundër përdorimit të mëtejshëm të armëve kimike. Ndërkohë, Gjermania deklaroi pak kohë më parë se nuk do të merrte pjesë në këto sulme.
Sulmi që u zhvillua herët sot në mëngjes gjeti mbështetjen e shumë shteteve. Ndërkohë më herët reagoi edhe Turqia, e cila qëndroi përkrah SHBA dhe aleatëve të saj.
Sigal

4B23808E00000578-5614593-A_fighter_jet_lands_at_Akrotiri_military_British_Royal_Air_Force-a-35_1523681666583

99f99b08-7d64-430a-92dc-2c1040a500a6

188b2171-b69f-4caa-b1e0-27157f9af144

c2f80492-d737-4abc-81c3-cf61aa5043f3