Kancelarja humb ndjenjat, qeveria gjermane përgënjeshtron

507
Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është ndierë mirë dhe ka humbur ndjenjat gjatë qendrimit në jug të Gjermanisë, ndërsa po ndiqtë operan “Tristani dhe Izolta”, pjesë e Festivalit tradicional në qytetin bavarez, Bajrojt.
Lajmin e ka publikuar fillimisht e përditëshmja gjermane “Bild”, sipas të cilës, Merkel ka rrëshqitur nga karrigia e një restoranti ku po qëndronte për disa minuta mes pushimit të akteve të koncertit operistik.
Qeveria gjermane ka reaguar menjëherë ndaj lajmit që bëri shpejt xhiron e botës, ku nuk munguan as komentet e shumta në rrjetet sociale për një mallkim të popullit grek që e konsideron si shkaktare të krizës në vend.
Zëdhënësi Georg Shtrajter ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se kancelarja thjesht është rrëzuar nga karrigia e restorantit që ishte e thyer dhe se nuk kishte asnjë problem me shëndetin e saj.
Si rrallë herë, e veshur me fustan, kancelarja ishte një ndër figurat që tërhoqi më tepër vëmendjen në festivalin tradicional të themeluar nga kompozitori Rikard Vagner në vitin 1876, dhe që mbahet çdo vit pa ndërprerje, pavarësisht prirjeve anti-hebreje të gjigantit të muzikës klasike dhe rëndësisë maksimale që ai kishte në vitet e regjimit nazist.
Sigal