Kancelarja gjermane Merkel e hapur për t’u takuar me Putinin

558
Sigal

Gazeta Telegraf/ Kancelarja
gjermane Angela Merkel ka thënë se vazhdon të jetë e hapur për një takim të
mundshëm me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në një samit që
do të mbahej në Berlin, për konfliktin në lindje të Ukrainës

“Ne akoma jemi të hapur për një gjë të tillë por akoma nuk ka
vendim për këtë”, ka thënë më Merkel, gjatë një konference për media në Berlin
më 14 tetor.

Merkel ka thënë se është duke pritur lajme nga diskutimet që
po zhvillohet nga ekspertët lidhur me këtë çështje.

Rebelët pro-rusë dhe ushtria ukrainase kanë filluar luftimet
në lindje të Ukrainës në vitin 2014.

Dy marrëveshjet e armëpushimit, të nënshkruara nga
përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë në Minks kanë dështuar.

Kremlini së fundmi ka propozuar për një takim më 19 tetor, në
mes të Merkelit, Putinit, presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe atij
francez Francois Hollande për të diskutuar për këtë çështje.

Por ky takim akoma nuk është konfirmuar.