Kancelarja e mohon, Bild citon Merkel: Dalja e Greqisë nga zona euro e pashmangshme

443
E përditshmja gjermane Bild shkruan se dalja e Greqisë nga Bashkimi europian është e pashmangshme.
Bindja vjen nga fakti se edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar pas bisedimeve të brukselit se gjithcka ishte e kotë. Bild shkruan se Merkel pas takimit me Tsipras dhe Hollondë ka kuptuar se falimenti i Greqisë është thjesht çështje kohe.”
Por Angela merkel e ka përgenjeshtuar menjëherë lajmin në një konferencë për shtyp, duke u shprehur se negociatat dotë vijojnë.
“Kam thënë para disa ditësh se kur ka vullnet ka edhe rrugë, por sot them se ky vullnet duhet të jetë nga të gjitha palët. Është e rëndësishme të flasim me njëri tjetrin në vazhdimësi deri në arritjen e një marrëveshjes”, shprehet Merkel.
Presioni për daljen e Greqisë nga zona Euro është shtuar ndjeshëm tek të gjitha palët dhe brenda opinionit publik pas dështimit të bisedimeve të Bruskelit, por veçanërisht pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar braktisi bisedimet një ditë më parë, duke u shprehur se ka shumë dallime mes tyre dhe autoriteteve të Athinës.
Kurse presidenti i Komisionit të Bashkimit Europian Zhan-Klod Junker, ka deklaruar se tashmë topi ndodhet në fushën e Greqisë.
Ngërçi mes palëve është krijuar tek çështja e pagave dhe pensioneve, për të cilat kryeministri Aleksis Tsipras nuk pranon uljen e tyre.
Sigal