Kanadja i shpall ‘luftë’ pijeve energjike

672
Kanadaja do të kufizojë shitjen e pijeve energjike me përmbajtje alkooli pas vdekjes së një adoleshentjeje.
Një vajzë e re humbi jetën për shkak se piu disa kanaçe me pije energjike.
“Jam thellësisht e shqetësuar nga disponueshmëria në rritje dhe konsumimi i pijeve energjike me përmbajtje alkooli. Numri i të rinjve që përfundojnë në spital pasi pijnë këto produkte është në rritje,”- tha ministrja i Shëndetësisë Ginette Petitpas Taylor. “Prandaj, unë e kam udhëzuar departamentin tim që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar këtë çështje”.
Rregullorja e re do të kufizojë tregtinë e tyre si edhe përmbajtjen e alkoolit në pije.
Gjithashtu shteti kanadez po kërkon që aktorët të marrin në konsideratë ndryshimet në reklama, marketing dhe etiketim për të zvogëluar rreziqet nga këto produkte.
Në tregun kanadez vitet e fundit ka pasur rritje të shitjeve të pijeve që janë të shumë të aromatizuara dhe me përmbatje të lartë sheqeri apo ëmbëlsuesi, si edhe përmbajnë alkool në përmasat e 4 gota vere.
Shqetësimet kanadeze për shëndetin publik u ngritën pasi një vajzë 14 vjeçe u gjet e vdekur në një lumë prapa shkollës së saj të mesme në Laval, Quebec muajin e kaluar.
Raporti i një mjeku tregoi se kishte vajza kishte konsumuar dy kanaçe të një pije energjike që përmban alkool prej 11.9%.
Sigal