Kanadaja ngrin asetet e liderëve venezuelianë, rusë dhe sudano-jugorë të akuzuar për korrupsion

612
OTAVA– Qeveria kanadeze vendosi sot të ngrijë asetet në Kanada dhe të ndalojë hyrjen në territorin e saj të 52 zyrtarëve të Venezuelës, të Rusisë dhe të Sudanit të Jugut, që i akuzon për korrupsion apo për përfshirje në shkeljet e të drejtave të Njeriut.
“Këto sanksione u morën në përputhje me legjislacionin e ri, ligji i vjen në ndihmë viktimave të liderëve të huaj të korruptuar, hyrë në fuqi në tetor”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë.
“Njoftimi i sotëm i dërgon një mesazh të qartë, ku Kanadaja do të marrë masa ndaj individëve që kanë përfituar nga aktet e korrupsionit në shkallë të gjerë apo që kanë marrë pjesë në shkelje të rënda të të drejtave të personave”, tha ministrja e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland, duke shtuar se ishte e kënaqur për miratimin e këtij ligji.
Këto sanksione përfshijnë 19 zyrtarë venezuelianë, përfshirë presidentin Nicolas Maduro. Ato i shtohen sanksioneve të tjera me natyrë financiare të parashtruara nga Kanadaja në shtator ndaj 39 personaliteteve të qeverisë ku ishte i përfshirë edhe më parë Maduro.
Sigal