Kanadaja mirëpret 163 sirianët e parë, projekt për të strehuar 25,000 mijë emigrantë

427
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, mirëpriti 163 emigrantët e parë sirianë, të cilët udhëtuan me një avion të forcave ushtarake. Qeveria e re liberale ka vendosur që të pranojë plot 10.000 azil kërkues brenda këtij viti si dhe 15.000 të tjerë brenda muajit shkurt të vitit 2016. Kryeministri Trudeau u shpreh mjaft i lumtur për nismën e kabinetit të tij:
“Kjo është një mbrëmje e mrekullueshme për të gjithë ne. Po i tregojmë botës se çdo të thotë të hapësh zemrën dhe të ndihmosh këta njerëz në një moment kaq të vështirë. Megjithatë, puna me e madhe nuk është bërë sot. Duhet të sigurohemi që gjatë ditëve dhe muajve që do të vijnë, personat që kemi mirëpritur sot, të ambientohen dhe të ndërtojnë një jetë të re në këtë shtet të mrekullueshëm.”
I pranishëm gjatë pritjes së emigrantëve ishte edhe ministri i Emigrimit, John McCallum, i cili tha se të 10-ta provincat e Kanadasë janë shprehur pro strehimit të azil-kërkuesve. Brenda kësaj jave, në Kanada do të mbërrijnë edhe 300 refugjatë të tjerë sirianë.
Sigal