Kanadaja hap dyert dhe kërkon 300 mijë emigrantë

498
Sigal

Si një nga shtetet më sociale dhe
njëherësh me mirëqenie tepër të lartë, Kanadaja është një ëndërr për shumë
emigrantë.

Në vitin 2017, vendi do të hapë dyert
dhe do të pranojë 300 mijë emigrantë, edhe pse rekomandimet ishin për rritje të
numrit të tyre në mënyrë që vendi të ketë më shumë fuqi punëtore dhe rritje
ekonomike.

Qeveria tha se baza e pranimeve do të
jetë fillimisht 300,000 si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre që do të
përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë.

Këtë vit, sikurse ka ndodhur që nga
2011, Kanadaja ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj, ndaj për ministrin e
Emigracionit John McCallum duke e bërë objektivin e përvitshëm 300,000 është
një themel i fortë.

Ashtu si shumë vende të zhvilluara,
Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka
përbën një sfidë për rritjen ekonomike.

Një këshillë ekonomike e rekomanduar së
fundmi për vendin, ishte që Kanadaja të rriste objektivin e saj vjetor të
emigracionit për 450,000 gjatë pesë viteve të ardhshme.

Lidhur me këtë shifër, ministri i
Emigracionit tha se ishte e mundshme, por jo për vitin 2017. Ndërsa numri i
emigrantëve ekonomikë do të rritet ndjeshëm, numri i refugjatëve që do të
pranohen do të ulet po ashtu ndjeshëm nga 56 mijë në 40 mijë azilantë.