Kanada/ Zjarri djeg shtëpinë, humbin jetën 7 fëmijë

354
Sigal

Shtatë fëmijë të një familje siriane kanë humbur jetën pasi një zjarr shkrumboi shtëpinë ku jetonin në provincën Nova Scotia të Kanadasë.

Policia tha se shtatë fëmijë, duke përfshirë një fëmijë tremuajsh, humbën jetën në orët e para të mëngjesit.

Prindërit e fëmijëve u plagosën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar ata.

Familja siriane u zhvendos në Kanada rreth dy vjet më parë për t’i shpëtuar luftës.

E gjithë komuna është e pikëlluar dhe vëmendja jonë është me të dashurit e familjes”, tha kryetari i bashkisë në një deklaratë pas incidentit.