Kanada, sulm terrorist në xhami

487
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi më armë në një xhami në Quebec. Dyshohet se kanë qenë tre persona që kanë hapur zjarr mbi dhjetëra besimtarë që ishin mbledhur në xhami për lutjen e mbrëmjes. Policia ka konfirmuar se dy prej autorëve të dyshuar janë vënë në pranga e ndërsa bëjnë me dije se janë rritur masat e sigurisë në vend. Sipas imamit të kësaj xhamie, Mohamed Yangui viktimat janë të gjithë meshkujt të moshës 30- 70 vjeç pasi sulmuesit hynë në katin e parë të ndërtesës, ku ishin mbledhur për të kryer lutjen e mbrëmjes meshkujt, e ndërsa gratë dhe fëmijët ishin në një pjesë tjetër të xhamisë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se kanë qenë tre persona që kanë hapur zjarr mbrëmjen e djeshme në Kanada. Sipas tyre autorët ishin të maskuar, dhe një prej tyre ka thërritur “Allahu Ekber” . Dyshohet se autorët e sulmi kanë qenë kanadezë pasi sipas personave të pranishëm në vendngjarje, sulmuesi i cili thirri “Allahu Ekber” e tha atë me theks kanadez. Të pranishëm në xhami për lutjen e mbrëmjen kanë qenë rreth 50 persona.
Sigal