Kanada: Rritje masive e refugjatëve nga SHBA-ja

534
Kanadaja po shënon një rritje masive të refugjatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga mesi i korrikut, numri i azilkërkuesve që kanë kaluar kufirin jugor të vendit, është trefishuar thanë autoritetet.
Vetëm në afërsi të vendkalimit kufitar Lacolle në provincën e Kebekut (Quebec) një fotograf i agjencisë franceze AFP pa të dielën në mëngjes (sipas kohës lokale), më shumë se 150 vetë që po kalonin kufirin më këmbë.

Grenzübergang USA Kanada - Flüchtlinge (picture alliance / John Woods/The Canadian Press/dpa)
Sipas autoriteteve, shumica e refugjatëve janë nga Haiti, por edhe somalezë dhe jemenas. Haitianët gëzojnë në SHBA status të mbrojtur vetëm deri në fund të vitit. Ky status iu dha rreth 60.000 vetëve nga ky vend në Karaibe pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010.
Frikë nga politika e re e emigracionit
Nga frika prej politikës strikte të imigracionit të presidentit amerikan, Donald Trump, sipas autoriteteve kanadeze që nga fillimi i viti nga SHBA-ja janë larguar për në Kanadanë fqinje mijëra azilkërkues.
Prej ndryshimit të ligjeve të imigracionit në SHBA që planifikon Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të preken edhe lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards. Ato do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit. Kjo do të thotë përgjysmimi i lejeve që janë dhënë deri tani. Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.
USA Kanada Grenzübergang Ambassador Bridge in Detroit (Getty Images/B. Pugliano)
Trump e kritikon sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare në SHBA. Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve. Sipas Trump kjo rëndon “punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”. Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve dhe njohuritë e tyre të anglishtes.
Sigal