Kanada, ndërron jetë ish-kryebashkiaku Rob Ford

484
Ish-kryebashkiaku i Torontos në Kanada, Rob Ford ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij. Ford, i cili luftonte kundër varësisë nga droga dhe alkooli, u diagnostikua me një formë të rrallë tumori në vitin 2014. Ai fitoi vëmendjen ndërkombëtare pasi pranoi se kishte konsumuar kokainë të pastër në vitin 2013, e megjithatë ishte tepër i admirueshëm prej mbështetësve të tij.
“Një person i dedikuar ndaj popullit, këshilltari Ford kaloi të gjithë jetën e tij në shërbim të qytetarëve të Torontos”, shkruan familja e tij në një deklaratë për mediat. Ai nuk mundi të rikandidonte në zgjedhjet e 2014-s për kryebashkiak për shkak të diagnozës së dhënë, megjithatë fitoi një vend si këshilltar. Imazhi i tij binte në kontrast të thellë me qetësinë e zakonshme të politikës dhe politikanëve të Kanadasë. Duke reaguar për vdekjen e tij, kryeministri kanadez, Justin Trudeau shkroi në Twitter: “Rob Ford luftoi kundër kancerit me kurajo dhe vendosmëri. Ngushëllimet e mia dhe urimet më të mira për familjen Ford në këtë ditë të dhimbshme për ta”.
Sigal