Kanada/ Erëra të forta në brigjet e Erie, një mur akulli pushton rrugën

416
Sigal

Erërat e forta me shpejtësi 120km/orë, që kanë goditur SHBA dhe Kanadanë, kanë detyruar autoritetet e Ontario të mbyllin Niagara River Parkway në zonën e Fort Erie.

Erërat me shpejtësi të madhe kane shtyrë në rrugë blloqet e mëdha të akullit, duke krijuar një ‘cunam akulli’.

Sipas disa dëshmive të raportuara nga mediat lokale, duket që blloqet e akullit të akumuluara janë spostuar deri rreth 50 metra në rrugë.
Autoritet kanë mbyllur zonën, duke pritur deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.