Kamikazët shkatërrojnë bazën e ushtrisë afgane, 43 ushtarë të vdekur

533
Të paktën 43 ushtarë afganë janë vrarë pasi dy kamikazë me kamion të mbushur me bomba kanë hedhur në erë një bazë ushtarake në provoncën jugore të Kandaharit.

Ndërsa 9 ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe 6 rezultojë të zhdukur, tha Ministria e Mbrojtes.

Sulmi me bombë ndodhi në zonën e Chashmo dhe është sulmi i tretë më i madh ndaj forcave afgane të sigurisë.

Është raportuar se talebanët janë pas gjakderdhjes së mëngjesit të sotëm. Të paktën dhjetë talebanë u vranë gjithashtu gjatë sulmit, raporton BBC.

Dy ditë më parë, kamikazë dhe persona të armatosur kanë vrarë 41 persona gjatë një sulmi në një qendër të trajnimit të policisë në qytetin lindor të Afganistanit, Gardez.
Sigal