Kalon 3 vite në burg për një krim që e kishte kryer vëllai i tij binjak

448
Një burrë nga Rusia ka kaluar 3 vite në burg për një krim të cilin nuk e kishte kryer. Policia e ngatërroi atë me vëllain e tij binjak të cilin nuk e dinte as që ekzistonte.
Andrey Chistyakov ka pohuar se ai u arrestua kur ishte 18 vjeç pasi doli nga shtëpia e tij në Sokol, Rusi për tu bashkuar me ushtrinë. Policia e akuzoi atë për kryerjen e një krimi në qytetin Izhevsk, ku ai nuk kishte qenë kurrë.
Dyshimet e tij u ngritën në burg kur një i burgosur i pohoi se e njihte.
“I thashë që po më ngatërron me dikë tjetër, por i burgosuri më siguroi që më njihte,”- ka thënë Chistyakov.
Pasi doli nga burgu shkoi të takonte familjen e tij biologjike që i konfirmoi dyshimet e tij. Ai kishte humbur kur familja e tij ishte në një udhëtim.
40-vjeçari i cili dikur ëndërronte të bëhej mësues dhe të krijonte familje, thotë se jeta e tij është shkatërruar nga binjaku që ai kurrë nuk e ka takuar.
“Nuk mund të marr dot as një shtëpi me qera dhe i bëj thirrje prokurorisë rajonale për ndihmë për të pastruar emrin.”
Natyra e krimit, emri i binjakëzimit, ose mënyra se si arriti që të gjente familjen e tij biologjike është momentalisht e paqartë.
Sigal