Kalifornia nën “pushtetin” e zjarrit

536
Sigal

Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të Kalifornisë Veriore për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin dhe kanë djegur mbi 10 500 akër (njësi matëse) tokë.

Deri tani nuk është raportuar për viktima, ndërsa janë shkatërruar 22 ndërtesa dhe më shumë se 6 00 të tjerë janë në rrezik.

Në një deklaratë nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtje nga Zjarri thuhet se zjarri i cili ka marrë hov nga era është përhapur në një hapësirë prej 31 kilometra katrorë, ndërsa 3.000 persona që jetonin në rajon u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak se zjarri nuk ishte vënë nën kontroll.