Sigal

Një zjarr i madh në Kaliforninë Veriore është trefishuar në madhësi, duke nxitur zyrtarët që të urdhërojnë evakuimin e njerëzve në nga zonat e rrezikuara.

Shërbimi pyjor i SH.B.A.-së tha se zjarri ishte zgjeruar në 23 kilometra katrorë.

I ashtuquajturi Zjarr Delta u shkaktua nga njerëzit, edhe pse nuk dihet nëse ishte zjarrvënie apo aksident.

Ndërkohë një videot e publikuara tregojnë dhe situatën në rrugët e Kalifornisë ku duket se përhapja e zjarrit ka zënë në befasi qytetarët që kalonin në autostradë, ndërsa disa kamionë janë djegur.

Në një video, një pasagjer bërtet: “O zoti im, unë dua të iki!” Ndërsa pemët marrin zjarr deri në kodër pranë rrugës.

Ndërsa një grua e tmerruar nga ajo që sheh I kërkon ë dashurit ta braktisin veturën, pasi zjarri afër tyre kishte kapluar disa vetura dhe malin dhe ekzistonin gjasat e mëdha që ato të shpërthejnë.

duhet të dalim jashtë dhe të largohemi. Nuk mund të qëndrojmë brenda. Është duke u afruar shpejt zjarri, të lutem… zemër duhet të dalim”, thotë kjo grua që frikësohej për veten dhe partnerin.

Shumë vetura që ishin në po të njëjtën rrugë, shihen duke u munduar të kthehen që t’i shpëtojnë më të keqes, por ishte trafiku i bllokuar që ua pamundësonte një gjë të tillë.

Si pasojë e zjarrit dhjetëra kilometra të autostradës kryesore të Kalifornisë janë bllokuar, ndërkaq ekipet e zjarrfikësve janë duke bërë të pamundurën që ta lokalizojnë zjarrin.