Kaliforni, makina me shpejtësi të madhe humb kontrollin dhe përfundon e varur në ndërtesë

601
Një aksident i pabesueshëm ka ndodhur në Santa Ana, në Kaliforni.
Për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte, një makinë fluturoi deri në katin e dytë të një ndërtese, ku ndodhej një studio dentisti, duke mbetur e ngecur lart për një kohë të gjatë.
Makina mbeti e varur për orë të tëra, deri në momentin kur kanë ardhur forcat zjarrfikëse. Dy personat që udhëtonin në makinë kanë mbetur të plagosur.


Sigal