Kaliforni/ Hapet proces hetimor ndaj producentit hollivudian Weinstein për sulme seksuale

40
Policia e Los Anxhelosit thotë se ka hapur hetim ndaj producentit me emër të Hollivudit, Harvey Weinstein, pasi një aktore italiane e paidentifikuar e akuzoi atë për sulm seksual.
Weinstein, të cilin kohët e fundit e shkarkuan nga kompania e filmave ku ai ishte bashkëthemelues, po ashtu përballet me akuza për krime me lidhje seksuale në Nju Jork dhe në Londër.
Avokatët e zotit Weinstein bënë një deklaratë, ku mohojnë akuzat e ngritura ndaj klientët të tyre për seks pa mirëkuptim dypalësh.
Ndërkohë, fituesja e Oskarit, aktorja Lupita Nyong i ka shtuar historinë e saj rreth 40 grave të tjera, të cilat thonë se Harvey Weinstein i ka sulmuar, ose ngacmuar seksualisht; ndërsa një figurë tjetër e njohur e kinematografisë amerikane dhe botëtore, Quentin Tarantino, ka kërkuar falje që ka heshtur për vesin e njohur të kolegut të tij, edhe pse kishte qenë në dijeni.