Sigal

KALIFORNI– Konfirmimi i vdekjes së një gjysheje me dy stërnipërit e saj e çon në 5 numrin e viktimave nga zjarret masive të Kalifornisë.

70 vjeçarja Melody Bledsoe dhe dy stërnipërit e saj, James-i 5-vjeçar, dhe Emily 4 vjeçe, mbetën të bllokuar, kur flakët përfshinë shtëpinë e tyre në një zonë rurale në periferi të qytetit Redding.

Dy zjarrfikës patën humbur jetën më parë, duke u përleshur me flakët, në përpjekje për të shpëtuar nga zjarri banesa, pyje dhe parqe.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e Kalifornisë, ndërsa zjarret masive vazhdojnë të kërcënojnë mijëra banesa.

Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, bëhet i mundur përdorimi i fondeve federale për të ndihmuar në luftën me zjarret dhe ndihma për banorët në procesin e rikuperimit.

Mijëra njerëz në Kaliforninë jugore janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të zjarrit.