Kadri Veseli: Kosova nuk do të jetë vatër e anarkisë

563
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosova asnjëherë nuk do të jetë vatër e ekstremizmit, krimit të organizuar dhe anarkisë. Këto komente ai i bëri në ceremoninë inaguruese të hapjes së nyjes lidhëse të Rrugës 6“ Arbër Xhaferi” me Rrugën 7 “ Ibrahim Rugova. Ndërkohë, shefat e grupeve parlamentare të subjekteve opozitare kanë deklaruar se pozita është fshehur, duke mbajtur seancën në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Ata kanë krahasuar Kadri Veselin me Jabllanoviqin dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Shefat e deputetëve të opozitës thanë se janë të vendosur të vazhdojnë kundërshtimin e marrëveshjes së Asociacionit serb dhe demarkacionit me Malin e Zi dhe do të bëjnë edhe më shumë se deri tani nëse është e nevojshme, për t’i kundërshtuar këto dy marrëveshje. Duke folur për seancën e së premtes, thanë se pushteti ka tejkaluar çdo normë kushtetuese.
Sigal