Ka ujë? Një zbulim befasues i një planeti të ri, “Supertoka”

594
Në yjësinë e Luanit, 111 vite dritë larg, dy simotra të tokës orbitojnë përreth një ylli xhuxh më të vogël dhe më të ftohtë se Dielli. Një nga këto planete ka kushte për të mbajtur ujë në sipërfaqe. Zbulimi u publikua në revistën “Astronomy and Astrophysics” dhe u zbulua nga astrofizikanti Ryan Cloutier, nga universiteti i Torontos dhe bazohet në analiza të të dhënave nga European Southern Observatory (ESO).
U zbulua në vitin 2015, por dihej shumë pak për planetin K2-18b, vetëm që orbitonte në brendësi të zonës së banueshme të yllit të saj, domethënë në një zonë me një distancë të tillë që mund të ketë ujë në gjendjen e lëngët në sipërfaqe. Kanë dalë të dhëna të reja si: planeti ka një masë më të madhe se Toka dhe për karakteristikat e saj, shkencëtarët formuluan dy hipoteza:
E para, kjo supertokë mund të ketë një sipërfaqe shkëmbore dhe ujë në gjendje të lëngshme dhe hipoteza e dytë mund të jetë e mbuluar nga një shtresë e trashë akulli. Me të dhënat që kemi nuk mund të dallojmë cilën nga të dyja hipotezat, – u shpreh Cloutier. Shkencëtarët mbajnë shpresa në të dhënat e James Webb Space Telescope, lëshimi i të cilit është parashikuar në vitin 2019. Me këtë teleskop mund të sondojmë atmosferën e planetit dhe të kuptojmë nëse ka ujë në sipërfaqe, – komentoi Cloutier.
Sigal