Ka nisur takimi i vonë Merkel-Holond-Tsipras për zgjidhjen e krizës greke

442
Ka nisur vetëm në orën 22:000 takimi i shumëpritur mes kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez, Fransua Holond dhe kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, me shpresën për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për krizën greke, para 30 qershorit, kur është edhe afati i fundit i programit të shpëtimit, dhe data kur Greqia duhet të paguajë mbi 1,6 miliardë euro ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, si pjesë e detyrimeve të papaguara.
Pas darkës së liderëve europianë pas punimeve të ditës së parë të samitit të BE-së me Amerikën e Jugut, tre liderët janë mbledhur kokë më kokë për të gjetur një zgjidhje politike, ndërsa skuadrat negociatore prej muajsh po përplasen mbi detajet që do t’i siguronin Greqisë paratë e nevojshme për të mbijetuar në këmbim të reformave shtrënguese.
Edhe pse palët duket se do të lëshojnë për të gjetur kompromis, gjatë paradites, Merkel theksoi se nuk do të ketë marrëveshje pa miratimin e kreditorëve të tjerë të Greqisë, si Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sigal