Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të KB, Serbia shpik e akuzon Kosovën

456
New York, 16 maj – Në selinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka filluar shqyrtimi i raportit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të KB, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut dhe situatën në Kosovë, që përfshin periudhën 16 janar deri 16 prill 2017.
Raportin në emër të sekretarit të përgjithshëm Guterres e paraqiti shefi i UNMIK-ut për Kosovën, Zahir Tanin, ndërsa në emër të Kosovës foli ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku. Serbinë këso here e përfaqësoi ministresh e Drejtësisë, Nella Kuburoviq,
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm Guterres theksohet se periudha në shqyrtim karakterizohet nga zhvillime që nuk kanë kontribuuar për uljen e tensioneve në marrëdhëniet midis Beogradit e Prishtinës dhe shfaqet shqetësimi për shkaqet që pengojnë përparimin në dialog si dhe për shkak të mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku i quajti raciste qëndrimet që përfaqëson Serbia në raporti me Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa të mërzitshëm fjalorin që përdorë që në kohën e Millosheviqit.
e Drejtësisë së Serbisë, Nella Kuburoviq vendimin e Gjykatës franceze për Ramush Haradinajn e ka quajtur të turpshëm, antiserb, ndërsa vendimin e bashkësisë ndërkombëtare për bombardimin e Serbisë si një padrejtësi, shkelje të të drejtës ndërkombëtare. Ajo përsëriti pikëpamjet e Millosheviqit sipas të cilit nuk është i ligjshëm ndërhyrja në emër të humanitetit, siç u përdor në rastin e Kosovës.
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë William Walker, sipas Kuburoviq, ka pasur qëllim për një Kosovë të pavarur, ndërsa shtoi se rastin e Raçakut ai shpifi.
Më 16 janar të vitit 1998, siç ka thënë ajo, është dhënë një raport i rrejshëm për masakrën në Raçak, madje ishte kërcënim dhe shtypja e serbëve në Kosovë vazhdon edhe sot..
“Kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë vazhdojnë, dhe askush deri tash nuk është dënuar”, ka thënë ajo.
Veprimet e deritashme të ish-ambasadorit Walker ajo e konsideroi të pakualifikueshme dhe tha se ka shkelur integritetin e një shteti të pavarur.
Duke u ndërlidhur me Rezolutën 1244 dhe duke u nisur nga siguria në rajon, tha se Serbiaështë e përkushtuar në mbrojtjen e të gjithë serbëve. Këtë kërcënim ajo e shfaqi në lidhje me nismën që Kosova të bëhet me ushtrinë e saj.
Dialogu në BE mes Serbisë dhe Kosovës, sipas saj, ka ngecur pasi nuk ka rezultate të dëshirueshme, edhe pse ky dialog është alternativa e vetme. Për këtë ajo e fajësoi Kosovën, ndërsa për Serbinë tha se “ka përmbushur të gjitha marrëveshjet”.
“Unë ftoj shtetet që kanë njohur Kosovën t’i rishqyrtojnë vendimet e tyre për të gjitha çështjet”, ka thënë ajo.
Sigal