Juncker: Politika ndaj refugjatëve nuk ndryshon, ekstremistët i detyruan të vijnë në Europë

444
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar se BE nuk ka ndër mend të rishikojë apo ndryshojë politikat ndaj refugjatëve, pas sulmeve terroriste të kryera në Paris.
“Ata që i kanë organizuar dhe kryer sulmet, janë njerëzit e njëjtë që detyrojnë refugjatët të ikin. Andaj, nuk ka nevojë për rishikim të përgjithshëm të politikës evropiane për refugjatët”, ka thënë Juncker.
Evropa ka pranuar këtë vit rreth 700,000 migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.
Edhe Angela Merkel në një deklaratë të saj tha se bllokimi i refugjatëve nuk do ndryshonte asgjë, pasi këta terroristë dinë si të infiltrohen
Sigal