Juncker: Nuk u kam kërkuar serbëve të zgjedhin mes BE-së dhe Rusisë

571
Vizita e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka treguar përkrahjen që BE-ja do të jap për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.
Duke ditur raportet e serbëve me Rusinë, Juncker u spekulua se ua ka bërë me dije serbëve se duhet të zgjedhin mes BE-së dhe Rusisë.
Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë presidenti i Komisionit Evropian në një intervistë për Euronews në Sofje.
“Nuk ka asnjë krahasim në mes të Serbisë dhe Ukrainës. Nuk kërkova nga serbët për të zgjedhur, sepse ata duhet të kenë raporte normale me Rusinë, dhe duhet të kenë raportet më të mira të mundshme me BE-në”, tha Juncker, transmeton lajmi.net
Presidenti i KE-së nuk dha ndonjë datë të saktë se kur vendet e Ballkanit do të mund të anëtarësohen në BE.
“Nuk mund të flasim për datat. Kjo ndërlidhet me plotësimin e kritereve, pa i plotësuar kushtet s’ka anëtarësim”, tha Juncker.
Reagimet e Juncker vijnë pasi Lavrov, ministër i jashtëm rus tha ditë më parë se serbët dhe rusët janë si vëllezër.
Sigal