Juncker: Mbyllja e kufijve do të na kushtojë 3 miliardë dollarë në vit

497
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Junker, ka deklaruar se mbyllja e kufijve në kontinentin e vjetër do t’i kushtonte vendeve të BE-së 3 miliardë euro në vit. Ai ka argumentuar se çdo vonesë kontrolli në pikat kufitare për 1.7 milionë puntorë që kalojnë kufijtë çdo ditë do të sjellë humbje të konsidueshme. Juncker shtoi se çdo vit në Europë kryen më shumë se 57 milionë udhëtime. Presidenti i Komisionit Europian bëri edhe njëherë thirrje që qeveritë të mos marrin vendime për të mbyllur kufijtë. “Nëse shtetet europiane do të marrin vendimin për të mbyllur kufijtë, ne do ta shohim se kostoja ekonomike do të jetë shumë e madhe. Tregu ynë i përbashkët do të fillojë të vuajë. Ne do të pyesim veten nëse ne vërtet e duam një monedhë të përbashkët. Nëse arrijmë këtu, lëvizja e lirë e puntorëve do të ndalohet dhe në këtë mënyrë do të vendosim në pikëpyetje vazhdimësinë e Euros.”
Kriza e emigrantëve ka shkaktuar një impakt të jashtëzakonshëm në politikën e brendshme të BE-së. Liderët e shteteve a ntare të Bashkimit Europian nuk kanë patur një linjë të përbashkët vendimesh, pasi disa vende kanë riaktivizuar kontrrollet në pikat kufitare. Megjitahtë, kjo politikë është kundërshtuar ashpërsisht nga lideret e BE-së të cilët bëjnë thirrje për ruajtjen e zonës Schengen. Deri më tani, kontrrollet kufitare janë rivendosur në Danimarkë, Austri, Suedi dhe në Norvegji.
Sigal