Juncker: Ballkani t’i japë fund politikës së qarkullimit të lirë, të migrantëve

523
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i bëri thirrje vendeve të Ballkanit, në linjë të parë në krizën migratore të heqin dorë me “politikën e qarkullimit të lirë”, në një deklaratë dhënë së përditshmes gjermane ”Bild”. “Shtetet që ndodhen gjeografikisht përgjatë kalimit të Ballkanit perëndimor, i kthyer në një prej itinerareve kryesore të migracionit drejt Evropës, duhet të sigurojnë garantimin e kushtet për respektimin e plotë të rregullave”, deklaroi ai në gazetën më popullore, në prag të minisamitit evropian që ka ne fokus promovimin e një qasje kolektive në këtë krizë, e parashikuar për sot në Bruksel.

Dhjetë shtete të BE-së, Austria, Bullgaria, Kroacia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Rumania, Holanda, Sllovenia, Suedia si dhe Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia janë thirrur për t’u angazhuar në ndalimin e lejimit të kalimit të refugjatëve tek fqinjët e tyre pa u paraprirë më parë nga një veprim i konsultuar me palët e interesuara. “Komisioni Evropian ka pritshmëri që secila palë t’i përmbahet rregullave të lojës, nëse nuk duam të vëmë në pikëpyetje Schengenin”, shtoi Juncker, duke i bërë thirrje shteteve të Ballkanit t’i japin fund “politikës së qarkullimit të lirë”.
Sigal