Juncer: Greqia drejt marrjes së këstit të ri me vlerë 80 miliardë euro

503
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker beson në mundësinë e Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët gjatë këtij muaji, mundësisht para datës 20 gusht. “Të gjithë raportet e arritura më krijojnë besimin se ka mjaft gjasa të arrihet një marrëveshje gjatë muajit gusht, mundësisht para 20 gushtit, për një plan të tretë ndihme për Greqinë”, pohoi Juncker gjatë një takimi. Greqia duhet të paguajë borxhin në këtë datë me vlerë 3,4 miliardë euro në Bankën Qëndrore Europiane.
Juncker gjykon se negociatat po eçin në mënyrë të kënaqshme nga pikëpamja e autoriteve greke sesa nga ana e Komisionit. Ministri grek i Financave, Euclide Tsakalotos u shpreh mjaft optimist dje për finalizimin e marrjes së këstit të ri më shumë se 80 miliardë euro për tri vite dhënë Greqisë më 20 gusht.
Sigal