“Jubileu”, Roma nën masa të forta sigurie

508
Qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë në qytetin e Romës dhe në Vatikan, dy javë përpara Jubileut që do të zhvillohet më datë 8 dhjetor.
Në këtë ditë, pritet që të ketë më shumë se 2.000 forca policore dhe ushtarake në terren si dhe do të ndalohen përkohësisht fluturimet. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet Sheshit të Shën Pjetrit, ku përpara hyrjes, të pranishmit do t’i nënshtrohen kontrrollit trupor dhe atij të detektorit të metaleve.
Survejime do të ketë edhe për monumentet kryesore të Romës dhe të Vatikanit, duke filluar nga Koloseu e deri tek objektet më të vogla.
Forcat e sigurisë do të jenë të pranishme në vende ku përqëndrohen një numër i lartë njerëzish.
Autoritetet kanë bërë me dije se transporti publik do të jetë i monitoruar nga oficerë të shumtë për të shmangur cdo incident të mundshëm.
Edhe pse duhen afro dy javë nga Jubileu, masat e sigurisë kanë nisur të ndërmerren gradualisht.
Në rrugët kryesore të Romës dhe të Vatikanit është vërejtur prania e forcave të shumta të sigurisë, ku nuk kanë munguar as kontrollet rutinë.
Sigal