Ju kishte marrë malli? “Friends”, seriali juaj i preferuar rikthehet këtë vit, ja kur do të fillojë

525
Nëse ju kishte marrë malli për serialin hit të viteve 2000, “Friends”, ne kemi një lajm të mirë për ju.
Monica, Rachel, Phoebe, Ross, Chandler dhe Joey (personazhet e serialit) do të rikthehen sërisht të na mbajnë të ngujuar para ekranit me batutat e tyre që do t’i mbizotërojnë gjithmonë kohës. 
Fansat mezi e kanë pritur këtë moment dhe më në fund ëndra e tyre u bë realitet për një serial të ri që do të titullohet “Friends Reunite”.
Mbi të gjitha ka dalë një trailer i serialit ku shfaqen aktorët tanë të dashur, më të vjetër në moshë dhe sigurisht me halle e probleme të tjera. Seriali i ri pritet të fillojë në muajin prill dhe deri atëhere jemi në pritje të detajeve të tjera.
Sigal