John Kerry zbret në Kosovë, e pret kryeministri Isa Mustafa

522
Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry, mbërrin në Kosovë.
Në orën 15:00 avioni zbriti në aeroportin “Adem Jashari”
Ai do të takohet sot gjatë vizitës në Kosovë me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësit e tij, Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviç.
Në aeroport ai u prit nga kryeministri Isa Mustafa.
Kerry, do të takohet edhe me disa të rinj që janë shkolluar në SHBA, kurse në fund të vizitës së tij do të japë edhe një konferencë për media.
Sigal