John Kerry: Rusia dhe Siria duhet të hetohen për krime lufte

549
Sigal

Gazeta Telegraf/ Sekretari amerikan i
Shtetit, John Kerry ka deklaruar se qeveria e Rusisë dhe ajo e Sirisë duhet
të hetohen për krime lufte.“Rusia dhe regjimi i kanë botës borxh më shumë
se një shpjegim se pse bombarojnë spitalet, objektet mjekësore dhe fëmijët”,
tha Kerry.Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët dhe ka
thënë se shënjestra të saj janë grupet terroriste në Siri.Kerry thotë
se sulmet e ushtrisë ruse dhe siriane në spitale janë përtej “aksidenteve”, por
pjesë e një strategjie të qëllimshme në Siri.“Kjo është strategji për të
terrorizuar civilët dhe për të vrarë secilin që u del në rrugën e
objektivave të tyre ushtarake”, ka thënë Kerry.