John Kerry kërkon qetësi mes Iranit dhe Arabisë Saudite

494
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka telefonuar sot ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite dhe Iranit, me qëllim të qetësimit të situatës pas prishjes dramatike të raporteve në mes të Teheranit dhe Riyadhit. Teksa kanë folur në kushte anonimiteti, zyrtarët e lartë amerikanë, kanë thënë se Kerry ka biseduar me Mohammad Javad Zarif dhe Adel Al-Jubeir, në lidhje me krizën e shkaktuar pas ekzekutimit nga Arabia Saudite të klerikut shiit mysliman.

“Ne jemi duke kërkuar qetësi dhe deeskalim. Situata duhet të qetësohet”, tha një zyrtar i lartë amerikan për agjencinë AFP, shkruajnë Evropa e Lirë. Vetë shtetet e Bashkuara nuk kanë raporte diplomatike me Iranin, por janë ofruar që nga marrëveshja e nënshkruar në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, mbi programin bërthamor të Iranit. Shtetet e Bashkuara tradicionalisht kanë qenë partnerë shumë të afërt me Arabinë Saudite, por SHBA-të janë zemëruar javën e kaluar, kur viti 2016 në Arabinë Saudite ka nisur me ekzekutimin e 47 personave të akuzuar për terrorizëm.
Në mesin e të ekzekutuarve është edhe kleriku Nimr el-Nimr.
Sigal