John Kerry: Emërimi i ambasadorëve, shqetësim i madh edhe për Shqipërinë

70
Sigal

Një diplomaci e mirë nuk e lidh një dorë pas shpinës tonë

 Mungesa e  ambasadorëve në disa shtete dhe numri i lartë i tyre, për Sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry komprometon sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Sipas Kerry, është shqetësuese mungesa e ambasadorëve të SHBA-ve në vende në konflikt dhe të lira, por edhe vende me rëndësi strategjike, ku përmendet  edhe Shqipëria.

“Vetëm në Lindjen e Mesme, konflikti tragjik dhe ekstremizmi në rritje në Siri kërcënojnë një rajon, ku ne kemi interesa të gjëra ekonomike. Sipas Kerry, SHBA-të kanë mungesë të ambasadorëve edhe në vendet strategjike Europiane si Hungaria, Turqia, Republika Çeke, Moldavia dhe Shqipëria. “Pa autoritetin e një ambasadori ne nuk mund të merremi plotësisht me zyrtarët e nivelit më të lartë në këto vende”, ka thënë ai. Deklarata e Sekretarit amerikan të Shtetit,  John Kerry i drejtohet senatorëve pasi kanë bllokuar emërimet e ambasadorëve të SHBA-ve në vende të ndryshme. Dhjetëra kandidatura të propozuara nga Presidenti Obama për poste të ndryshme publike janë bllokuar në Senat nga Republikanët, mes tyre është edhe ajo e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i cili pritet të zëvendësojë Arvizu.

Pjesë nga fjala e Sekretarit të Shtetit, John Kerry

 John Kerry

Sekretari i Shtetit
Vvashington, DC

Sonte mbrëmje mbërrita në Kabul, atje ku Shtetet e Bashkuara janë duke punuar intesivisht për të ndihmuar në krizën e zgjedhjeve. Erdha këtu nga Pekini, pas disa ditë takimesh në një prej marrëdhënieve strategjike më të rëndësishme të botës në rajonin më dinamik të botës. Unë i kujtoj vetes çdo ditë si Sekretar i Shtetit, se si bota kërkon angazhimin tonë më shumë se kurrë më parë. Por, ne nuk mund ta udhëheqim atë nëse nuk jemi të pranishëm. Është kjo arsyeja që, unë dëshiroj t’iu bëj një lutje personale miqve të mi në Shtetet e Bashkuara që të konfirmojnë kandidatët e Departamentit të Shtetit dhe t’i konfirmojnë ata tani. Në këtë moment, ne kemi 58 kandidatë ende pezull në para Senatit, përfshirë 43 ambasadorë. Kjo do të thotë se, ne jemi duke shkuar çdo ditë pa zërin tonë të fortë në terren në më shumë se 25 për qind të botës. Në këtë moment, ne kemi kandidatë jashtëzakonisht të kualifikuar për ndihmëssekretarë për Kontrollin e Armëve, Verifikimin dhe Pajtueshmërisë dhe Organizatave Ndërkombëtare. Ata kanë pritur nga 254 dhe 356 ditë për një votë konfirmimi. Kjo do të thotë se, ne nuk jemi aq të fortë sa ne kemi nevojë për të qenë, kur regjimet në vendet pa principe po shtojnë rrezikun. Kjo do të thotë se, ne nuk kemi prezencë të plotë për Izraelin dhe aleatët tanë në organizatat shumëpalëshe, apo për të kërkuar rrugë për të reformuar Kombet e Bashkuara. Përfundimisht, ne kemi Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Jashtëm – një diplomat në karrierë dhe një ish-ambasador në Guatemala – duke pritur konfirmimin prej 276 ditësh. Nëse ai do të konfirmohej, ai do të menaxhonte vendosjen globale të trupit tonë diplomatik. Megjithatë, deri sa ai të konfirmohet jo vetëm që ne jemi dobësuar për shkak të mungesës së ambasadorëve, por ne jemi dobësuar për shkak të mungesës së drejtuesve të lartë në shtëpi, në lejimin e zyrtarëve të linjës në diplomacinë e përditshme. Një diplomaci e mirë nuk e lidh një dorë pas shpinës tonë. Unë jam si shqetësuar për Senatin. Çdo anëtar i Senatit dëshiron që, Amerika t’ia dalë me sukses në botë. Ne kemi një lider të minorancë, i cili ishte shoku i klasës sime të vitit 1984 dhe kam parë prej tij punë të dorës së parë dhe unë kujdesem shumë personalisht për politikën tonë të jashtme nga Afrika e Jugut e viteve 1980 dhe deri te Burma sot. Unë e di se, ai e dëshiron që Amerika të jetë e fortë në botë. Unë mendoj se, ne të gjithë jemi dakord që Shtetet e Bashkuara duhet të shohin profesionistët e politikës sonë të jashtme, për të konfirmuar se kështu Amerika është përfaqësuar mirë.  Por, sot kjo nuk është duke ndodhur. Midis fluturimeve nga Pekini në Kabul, unë fola me liderin e Senatit, (Harri) Reid. Ne jemi plotësisht dakord që, ngjarjet në botë kërkojnë që Senati të ngrihet mbi politikat e partizanizmit dhe të konfirmojë këta kandidatë dhe unë isha i prekur nga komenti keqardhës i Herrit në korridoret e Senatit, mëngjesin e sotëm që, “ne jemi duke u vonuar këtu si një vend për të bërë punën e vendit, si rezultat i kësaj ngecjeje”.  Unë e shoh atë çdo ditë. Ka rëndësi. Kjo ka me të vërtetë rëndësi. Të gjithë ishim të shokuar kur Boko Haram rrëmbeu më shumë se 200 nxënëse shkollash në Nigeri. Anëtarët e Kongresit bënë thirrje ashpërisht për aksion dhe ne vepruam. Por, a gjeni se me çfarë? Ne do të ishim më të fortë, nëse në do të kishim ambasadorët në dy vendet fqinjë, në Kamerun dhe Nigeri, ku disa nga ato viktima mund të ishin rrëmbyer. Kishte shumë thirrje me zë të lartë në Kapitol Hill për veprim, për të ndaluar rrjedhjen e të miturve të pashoqëruar nga Amerika Qendrore, ashtu siç në fakt duhet të ishte. Ne iu përgjigjëm me forcë. Por, a e gjeni se me çfarë? Duart tona do të jenë më të forta në diplomacinë e përditshme nëse ne do të kishim një ambasador në Guatemalë, një nga burimet kyçe e fëmijëve të dërguar në këtë udhëtim të rrezikshëm. Unë e di që, Senati mund ta rregullojë këtë. Pikërisht, sot, u konfirmuan të emëruarit tanë në Katar dhe Kuvajt. Këto janë punë jetike. Por, nuk duhet të ndodhë një krizë për të fituar një aprovim. Kjo është veçanërisht e vërtetë, edhe për 21 kandidatët e tjerë në tavolinë, të cilët janë diplomatë karriere. Ashtu siç propozova më herët gjatë kësaj jave, ata duhet të konfirmohen me shpejtësi në bllok, ashtu si ne trajtojmë promovimin e oficerëve të ushtrisë sonë. Ashtu si ushtarakët tanë, që ia kushtojnë jetën e tyre në shërbim të vendit. Ne duhet t’i trajtojmë ata në këtë mënyrë.

Unë e di se ne mund ta rregullojmë përfundimisht këtë problem. Nuk është i vështirë. Ne nuk mund të udhëheqim nëse nuk jemi atje dhe nuk do të jemi atje nëse Senati nuk dëshiron të konfirmojë më të mirët dhe më të shkëlqyerit që kemi. Ky është një moment, për të treguar se ne flasim me një zë në lidershipin amerikan dhe që, institucionet tona demokratike mundet ende të këshillojnë dhe të lejojnë në vend, të shtyjnë akoma dhe të mos krijojnë vonesa.