Joe Biden: Rusia të respektojë marrëveshjet e paqes dhe të kthejë Krimenë

486
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi sot Moskës të respektonte marrëveshjet e paqes për Lindjen separatiste proruse në Ukrainë dhe t’i kthente Kievit Krimenë, gadishull ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
“Marrëveshjet e paqes në Minsk të nënshkruara me ndërmjetësimin franko-gjerman nuk do të realizohen nëse Rusia nuk përmbush angazhimet e saj”, deklaroi Biden gjatë një konference për shtyp të përbashkët me presidentin ukrainas Petro Poroshenko.
“Moska duhet të heqë dorë nga pushtimi i territorit sovran të Ukrainës. Krimeja mbetet një territor sovran ukrainas”, vazhdoi ai.
Sigal