“Jo më drita të kuqe”, Indonezia do mbyllë 100 distrikte brenda 2019-ës

513
Indonezia po bën përgatitjet e fundit në kryeqytet, për të mbyllur njëherë e përgjithmonë distriktet e famshme Red light, ato të ndritave të kuqe, për t’i dhënë fund prostitucionit, në një prej kombeve me shumicë muslimane në botë, deri në vitin 2019. Xhakarta është e pushtuar nga jeta e natës, duke bërë jo vetëm që niveli i prostitucionit të rritet në nivele alarmante por edhe niveli i kriminalitetit gjithashtu. Kështu në fillim të këtij muaji, një grup motorristësh të dehur, hapën zjarr në veri të kryeqytetit, në zonën e kalijodo duke vrarë 4 vetë. Pas këtij incidenti, kryebashkiaku i qytetit, vendosi të luftojë një herë e mirë këtë fenomen, duke mbyllur këto biznese e duke i rikthyer qetësinë rrugëve për banorët e saj. Tashmë biznesmenëve të kryeqytetit, në këto zona, i është dhënë 7 ditë kohë për të evakuuar gjithcka. Sipas kryebashkiakut Ahok, kjo zonë ka një impakt negativ në shoqëri dhe lagjia me mbi 3 mijë banorë, është detyruar të braktisë gjithcka por vendimi është që paqja, qetësia dhe siguria të rikthehen aty, madje distriktet e red light pritet të rikthehen në kopështe dhe hapësira të gjelbra. Në këtë zonë, banorët thonë se e kanë shumë të vështirë të gjejnë një punë. Shumë prej tyre kanë të ardhura minimale, të tjerë fitojnë duke shitur ushqim në rrugë. “Ende asgjë, bashkëshorti im është pa punë” tha Kania Fauziah. Amsiah, një banore 48 vjecare thotë se fiton para duke dhënë dhomat e shtëpisë së saj me qera. “Jam konfuze, jam e mërzitur sepse smund të bëj para thjesht duke buzëqeshur. Smundem të gjej punë” tha ajo. Ndërkohë në lindje të Xhakartës, vajzave dhe grave që kanë punuar si prostituta, tashmë i është dhënë mundësia për tu trajnuar. Është një qendër trajnimi ndërtuar nga qeveria për të mbështetur ish punonjëset e seksit, këtë herë ato mësojnë sesi të gatuajnë, bëjnë kurse rrobaqepësie apo parukerie. “këtu ne bëjmë gjithcka, që nga sporti, lutemi, bëjmë trajnim fetar dhe social, falenderojmë zotin për këtë institucion” thotë një ish punonjëse seksi, e paidentifikuar. Institucioni operon me mbështetje të Ministrisë së cështjeve sociale, ndonëse për ato që trajnohen aty nuk ka asnjë garanci, që në përfundim të kurseve, atyre i garantohet punësimi. “Ne ofrojmë rehabilitim por smund të them me përqindje të sakta sesa prej tyre mund të gjejnë punë” tha Muhammad Ali Smantha, drejtori i qendrës. Sociologia Ida Ruëaida thotë megjithatë se shkatërrimi i këtyre distrikteve nuk do ta ulë shkallën e prostitucionit. “Mendoj se nuk është dicka e lehtë ti ofrosh atyre një vend pune, pavarësisht se ato po rehabilitohen dhe po trajnohen. Duhet një ndryshim i tyre që në koncept sepse është një punë e vështirë individuale” tha Ruwaida. Qeveria ka mbyllur deri më tani 68 distrikte të dritave të kuqe ndërsa 100 të tjera pritettë mbyllen përfundimisht brenda 3 viteve të ardhshme. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, prostitucioni është në nivele shqetësuese në qytetet më të mëdha të Indonezisë.
Sigal