Jeta e pazakontë e Vladimir Vladimiroviç Putin, zgjohet në orën 12 dhe punon natën

624
Vladimir Vladimiroviç Putin, presidenti i Rusisë, njihet si një person që bën një jetë jo të zakonshme, duke regjistruar kështu një mori rutinash që s’i praktikojnë liderët tjerë botërorë.
Putini jeton natën dhe praktikisht të gjithë ditën e kalon duke qëndruar në shtrat. Ai është tërë ditën pjesë e medias ruse por pjesën më të madhe të punëve të tij i përfundon natën.
Ish-agjenti i KGB nuk ngrihet nga krevati pa kaluar ora 12 e mesditës, siç shkruhet në një profil të tij të realizuar në 2014-ën nga Ben Judah. Judah kaloi tre vite duke hulumtuar rreth jetës së Putin për librin e tij. Mëngjesi i tij përfshin një omletë të madhe ose një tas të madh me qull, shoqëruar me vezë thëllëze dhe gjizë.
Pas mëngjesit dhe Putin shkon të notojë për rreth dy orë dhe e finalizon stërvitjen e tij me ngritje peshash. Mbi të gjitha mëngjeset e liderit rus karakterizohen nga vetmia. Miku i tij më i afërt është qeni Labrador, Koni, që e pret buzë të pishinës derisa mbaron stërvitjen. Derisa Putin përfundon mëngjesin dhe aktivitetin fizik, ka ardhur pasditja. Atëherë ai ulet dhe nis të lexojë shtypin e ditës.
Vladimir Vladimiroviç Putin ,presidenti i Rusisë, ka qenë kryeministër nga viti 1999 deri në vitin 2000. President nga 2000 deri më 2008 dhe përsëri kryeminister nga 2008 deri më 2012. Nëna e tij ishte nënpunëse në një fabrikë, ndërsa i ati i tij ishte marins i një nëndetseje.
Sigal