‘Jeta dhe vdekja’, fotoja e vitit

451
Kjo foto ka shumë dimensione këndvështrimi dhe është më e bukura në botë nga fotot e jetës së egër. Dy dhelpra, siç edhe duken, njëra ka fituar dhe tjetra ka humbur. E njëjta specie, megjithatë kur flitet për ekzistencë, lufta duket se nuk e njeh këtë. Fotoja në fjalë është shpallur fituese për “fotografinë më të mirë nga jeta e egër” dhe BBC-ja e ka thuajse në faqen kryesore lajmin.
Fotografia është bërë nga një fotograf amator në një park në Kanada. “Është fotoja më e mirë që kam bërë. Është simetria e kokave, trupave dhe bishtave- madje edhe shprehja e fytyrave”, thotë fituesi Don Gutoski për BBC. Juria e shikon më në thellësi foton. Kathy Moran thotë se mesazhi është i fortë dhe i qartë; ndryshimet klimaterike në glob. Dhelpra e kuqe e ka kapërcyer kufirin e saj, duke shkuar drejt Arktikut, atje ku jeton dhelpra e bardhë.
Sigal