Jep dorëheqjen themeluesi i “Ashley Madison” pas vjedhjes së serverave

440
Themeluesi, njëkohësisht shefi ekzekutiv i “Ashley Madison” ka dhënë dorëheqjen pas vjedhjes së serverave dhe vetëvrasjes së dy klientëve të kompanisë. Në deklaratën e lëshuar nga kompania thuhet se largimi i Noel Biderman ishte në interes të “Ashley Madison”. Ndërsa, deri në caktimin e një shefi të ri kompania do të drejtohet nga bordi i saj. 
Pak ditë më parë piratët kompjuterikë u futën në serverat e “Ashley Madison”, një prej faqeve më të mëdha për njohje dhe takime për të rritur, duke marrë të dhënat e miliona përdoruesve, shumë prej të cilave i bënë publike më pas. Mes klientëve të kësaj kompanie besohet se ndodhen emra të njohur në fushën e sportit, artit, muzikës e madje edhe politikanë në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe vende të tjera të Europës.
Sigal